7 SËMUNDJE FRIKËSUESE QË MUND T’I KENI PA E DITUR

7 SËMUNDJE FRIKËSUESE QË MUND T’I KENI PA E DITUR

Jo të gjitha sëmundjet serioze vijnë me simptoma treguese. Ka sëmundje që mund ta kthejnë trupin tuaj në një bombë të kurdisur, ndërsa ju nuk jeni në dijeni të ndonjë rreziku. Gjendje të tilla si ethe ose dhimbje janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Pavarësisht serioze apo jo, simptomat fizike na tregojnë kur jemi të sëmurë, duke na shtyrë të kërkojmë diagnostikim dhe trajtim të hershëm. Por, çka nëse sëmundja është strehuar në trupin tuaj, pa e kuptuar ju atë? Nuk është aq e pabesueshme sa mund të tingëllojë. Këtu janë shtatë sëmundje nga të cilat mund të vuani pa treguar asnjë simptomë, sot do fillojmë me sëmundjen e parë:
1. Sëmundja e zemrës: Ka disa sëmundje të lidhura me zemrën. Sëmundja e zemrës mund të jetë e trashëgueshme, por ajo gjithashtu mund të zhvillohet me kalimin e kohës për shkak të faktorëve si shprehi jo të shëndosha dhe mosha. Sëmundja e zemrës mund të jetë fatale, por fatkeqësisht nuk është gjithmonë lehtë të dallohet. Simptomat mund të jenë atipike dhe jo aq të rënda sa të tregojnë një problem. Në kohën që një person përjeton simptoma serioze, zemra mund të dëmtohet ndjeshëm.
JINI VIGJILENT: Bëni kontrollime të rregullta të kolesterolit dhe tensionit të gjakut për të identifikuar faktorët e mundshëm të rrezikut që mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës. Përkujdesuni të keni në kartelën shëndetësore, një histori mjekësore të familjes suaj dhe tregoni mjekut nëse nga sëmundja e zemrës kanë vuajtur edhe familjarët tuaj.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right