7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – HIPERTENSIONI

7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – HIPERTENSIONI

Jo të gjitha sëmundjet serioze vijnë me simptoma treguese. Ka sëmundje që mund ta kthejnë trupin tuaj në një bombë të kurdisur, ndërsa ju nuk jeni në dijeni të ndonjë rreziku. Gjendje të tilla si ethe ose dhimbje janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Pavarësisht serioze apo jo, simptomat fizike na tregojnë kur jemi të sëmurë, duke na shtyrë të kërkojmë diagnostikim dhe trajtim të hershëm. Por, çka nëse sëmundja është strehuar në trupin tuaj, pa e kuptuar ju atë? Nuk është aq e pabesueshme sa mund të tingëllojë. Këtu janë shtatë sëmundje nga të cilat mund të vuani pa treguar asnjë simptomë, sot do vazhdojmë me sëmundjen e pestë:
Hipertensioni si i tillë nuk është një sëmundje, por një gjendje që mund të çojë në sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës dhe goditje/pika në tru. Ju shpesh nuk jeni të vetëdijshëm se keni tension të lartë të gjakut dhe simptomat mund të jenë minimale. Ekziston një arsye pse hipertensioni shpesh quhet “vrasësi i heshtur”. Tensioni i lartë i gjakut zhvillohet me kalimin e kohës.
JINI VIGJILENT: Kontrolloni rregullisht tensionin e gjakut. Ju mund të përmirësoni tensionin e lartë të gjakut duke bërë ndryshime në stilin e jetës tuaj.
chevron_left
chevron_right