7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – KANCERI I ZORRËS SË TRASHË

7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – KANCERI I ZORRËS SË TRASHË

Jo të gjitha sëmundjet serioze vijnë me simptoma treguese. Ka sëmundje që mund ta kthejnë trupin tuaj në një bombë të kurdisur, ndërsa ju nuk jeni në dijeni të ndonjë rreziku. Gjendje të tilla si ethe ose dhimbje janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Pavarësisht serioze apo jo, simptomat fizike na tregojnë kur jemi të sëmurë, duke na shtyrë të kërkojmë diagnostikim dhe trajtim të hershëm. Por, çka nëse sëmundja është strehuar në trupin tuaj, pa e kuptuar ju atë? Nuk është aq e pabesueshme sa mund të tingëllojë. Këtu janë shtatë sëmundje nga të cilat mund të vuani pa treguar asnjë simptomë, sot do vazhdojmë me sëmundjen e dytë:
2. Kanceri i zorrës së trashë është vështirë të zbulohet me një kolonoskopi. Mund të duhen disa vjet që një polip anormal në sistemin e tretjes të zhvillohet në kancer. Shkalla e mbijetesës për kancerin e zorrës së trashë është 90%, por vetëm 4 nga 10 kanceret e zorrës së trashë zbulohen me kohë.
Kur kanceri përhapet, niveli i mbijetesës është shumë më i ulët. Simptomat zakonisht fillojnë të shfaqen kur kanceri është përhapur tashmë. Por atëherë mund të jetë tepër vonë për trajtim efektiv.
JINI VIGJILENT: Një dietë e shëndetshme, pesha dhe ushtrimet fizike mund të ulin ndjeshëm rrezikun tuaj për kancerit të zorrës së trashë. Mos hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj kur përjetoni një ndryshim të rastësishëm të oreksit, lëvizjeve të zorrëve ose ndonjë lloj problemi me tretjen.