Dr. Erisela Dino

Dr. Erisela Dino

Epidemiologe
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Dr. Erisela Dino, Epidemiologen Shqiptare e cila jeton dhe punon në Tiranë.

Dr. Erisela ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe ka vazhduar Specializimin poashtu në Universitetin e Tiranës duke fituar titullin Specialiste e Shëndetit Publik, Epidemiologe.

Dr. Erisela është ligjëruese në fakultetin e Mjekësisë. Ajo për tetë vite ka qenë e angazhuar edhe nga kompania Hofman La Roche në grupin për Hematologji – Hemofili dhe Neuroshkencë, Reumatologji.  

Dr. Erisela është pjesëmarrëse në shumë projekte, kongrese dhe bashkautore në publikime mjekësore, të publikuar në Berlin, Barcelonë, Amsterdam, Paris, Romë.

Gjatë muajve Prill – Tetor 2020, Dr. Erisela ka qenë pjesëmarrëse në takimet javore të organizuara online nga Israeli Agency for International Development Cooperation and the Hebrew University Hadassah-Braun School of Public Health.

Gjatë kohës së pandemisë Dr. Erisela ka kontribuar në shumë aktivitete dhe projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e pandemisë.

Dr. Erisela flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Angleze, Italiane dhe ka njohuri bazike të gjuhës Spanjolle.

Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Eriselës çdo gjë për sëmundjen tuaj, ajo do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon në diagnostikimin dhe sugjeroj terapinë më të mirë për shërimin tuaj!