Dr. Ernese Xhafa-Hamiti

Dr. Ernese Xhafa-Hamiti

Onkologe

Çmimi: 99€
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu me Dr. Ernese Xhafa, onkologen e njohur nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është e angazhuar në Departamentin e Onkologjisë në Mount Vernon Cancer Center në Londër. Ajo ka përfunduar studimet baze të mjekësisë interne (MRCP UK) në UCLH, specializimin në Onkologji në St Bartholomew’s Hospital (Spitali i parë në Mbretërinë e Bashkuar që daton nga viti 1123) dhe studimet postdiplomike në “The Institute of Cancer Research” (ICR) në Londër.

Ajo është anëtare e Royal College of Physicians në Londër MRCP (Oncology) dhe Asociacionit të mjekëve të kancerit (ACP) në Britani të Madhe.

Dr. Ernese ka përvojë kërkimore në studime të shumta klinike gjatë punës së saj në spitalet me nam si UCLH NHS Trust, Imperial NHS Trust, Mount Vernon Cancer Center dhe Barts NHS Health Trust. Për më tepër, ajo drejton dhe kryen auditime vjetore dhe projekte për përmirësimin e cilësisë së përkujdesjes ndaj pacientit.

Dr. Ernesa është nderuar me çmime të shumta, ndër to edhe me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” nga Presidentja e Kosovës Znj. Vjosa Osmani si dhe “Frist Humanitarian Award” nga HCA international me të cilin nderohen mjekët për kontributet e tyre në këtë lami.

Dr. Ernesa është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencore në fushën e onkologjisë, dhe pjesëmarrëse në konferenca onkologjike ndërkombëtare. Ajo ka përvojë në trajtimin e problemeve komplekse onkologjike dhe mjekësore, kancerit të gjirit, mushkërive, veshkëve, prostatës, traktit digjestiv etj. Dr. Ernesa do ndihmojë trajtimin e pacientëve duke përdorur metodat më të avansuara terapeutike për trajtimin e sëmundjeve onkologjike duke përfshirë kimioterapinë, imunoterapinë dhe terapitë përkatëse (target).

Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Ernesës çdo gjë për sëmundjen tuaj, dhe dërgoni analizat laboratorike, raportet mjekësore, radiologjike si dhe rezultatin histopatologjik.

Dr. Ernesa do dëgjon me kujdes shqetësimet tuaja dhe do ju sygjeron tretmanin më të mirë për menaxhimin e gjendjes tuaj shëndetësore!

sqAlbanian