Dr. Jonathan Levine

Dr. Jonathan Levine

Specialist i Stomatologjisë Estetike

Çmimi: $99 USD
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Dr. Jonathan Levine është njeri me një mision: për t’i dhuruar botës arsye për të buzëqeshur. Dr. Levine është i përkushtuar për përparimet në fushën e stomatologjisë, ashtu siç është edhe për pacientët e tij në New York City, NY dhe tani në Kliniken Digjitale. Ekspert i shëndetit oral me famë botërore dhe specialist i stomatologjisë estetike dhe funksionale me përvojë më se 35 vjeçare, Dr. Levine ofron një qasje të re dhe gjithëpërfshirëse në stomatologji, duke bashkuar bukurinë, funksionin dhe shëndetin. Ai dhe ekipi i tij prijnë në fushën e shëndetit oral duke siguruar kujdes gjithëpërfshirës për pacientin dhe përdorur teknologjinë më të re të dizajnit digjital të buzëqeshjes.
Dr. Levine është vizionar, ndërmarrës, studiues klinik, edukator dhe autor i shumë publikimeve. Ai është i përkushtuar për të revolucionarizuar industrinë e kujdesit oral dhe estetikës dentare përmes inovacionit dhe ekspertizës. Me 27 patenta (zbulime inovative) deri më tani, Dr. Levine vazhdon të prijë me inovacione të reja në teknologji estetike, terapeutike dhe pajisje mjekësore.
Si udhëheqës kombëtar kyq për shëndetin oral si dhe Kryetar dhe Themelues i kompanisë së tij të njohur GLO Science, Dr. Levine është gjithashtu edhe këshilltar për kompanitë e reja – startup në stomatologji pasi ai beson fuqimisht se shkenca dhe biznesi janë të ndërlidhura dhe të pandashme.
Si mentor i gjeneratës së ardhshme të dentistëve, ai është ish-Drejtor i Programit të Estetikës së Avancuar në Stomatologji dhe Profesor i Asocuar në Shkollën e Stomatologjisë në “New York University”. Dr. Levine është dhurues i dy bursave, Bursa Levine në Universitetin Cornell për biologji dhe një bursë në Shkollën e Mjekësisë Stomatologjike të Universitetit Boston, Goldman University.
I përkushtuar për shtrirjen e shërbimeve të tij profesionale në përpjekjet humanitare, së bashku me gruan e tij Stacey dhe dy djemtë e tij Julian dhe Cody, Dr. Levine ka themeluar Fondacionin GLO Good, i cili mbështet iniciativat e shëndetit oral në popullata pa përkujdesje në të gjithë botën. GLO Good ka bashkëpunuar me Help USA, Foundation Rwanda, Health Corps, Harlem Children’s Zone, LA Cares and Lenny Kravitz’s Let Love Rule Foundations për të siguruar qasje në kujdesin mjekësor dhe dentar dhe edukimin e shëndetit oral.
Si profesionist i mirënjohur për risitë në kujdesin oral dhe estetikë, Dr. Levine ftohet shpesh nga mediat dhe industria estetike për të ofruar këshilla për kujdesin oral, këshilla dentare dhe dukjen estetike. Ai shfaqet rregullisht në rrjete televizive Amerikane, duke përfshirë CNN, Good Morning America, The Dr Oz Show si ekspert i rregullt, The View, dhe shumë të tjera. Si burim i besueshëm në shëndetin dhe bukurinë e buzëqeshjes, ai citohet shpesh në botimet dhe shtypin më të njohur Amerikan, përfshirë InStyle, Marie Claire, Men’s Health, People Stylewatch, Self, The New York Times, dhe USA Today.
Dr. Levine është anëtar i Akademisë Amerikane të Prostodontisë. Për më tepër, ai shërben në Bordin e Këshilltarëve për Shkollën e Stomatologjisë Goldman të Universitetit të Bostonit. Dr. Levine është gjithashtu autor i “Smile Design Integrating Aesthetics and Function and Smile!” dhe “The Ultimate Guide to Achieving Smile Beauty” si dhe ka kontribuar në disa botime tjera të njohura.

Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Levine çdo gjë për sëmundjen tuaj, ai do ju dëgjon me kujdes dhe do ju sugjeroj trajtimin më të mirë estetik për ju!

sqAlbanian