Dr. Milda Nanushi

Dr. Milda Nanushi

Interniste & Pulmologe
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Dr. Milda Nanushi, Internisten dhe Pulmologen e njohur Shqiptare e cila jeton dhe punon në Austri.

Dr. Milda ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, derisa Specializimin në Pulmologji e ka vazhduar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Gjatë viteve 2004 – 2008, ajo përfundon edhe specializimin për Sëmundjet Interne, Mjekësi Interne dhe Hipertension, në QSUT “Nënë Tereza” Tiranë. Dr. Milda ka një përvojë të gjatë si Lektore e Pulmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Dr. Milda është pjesëmarrëse në trajnime dhe prezentuese në kongrese, simpoziume Evropiane, në Bruksel, Paris, Vienë, Klinikën Torakale Heidelberg, Gollnik – Slloveni, Spitalin Kantonal Universitar Gjenevë, Zvicër dhe seminare të organizuara nga OBSH.

Ajo është anëtare e shoqatave të shumëta si:

  • Anëtare e “European Respiratory Society – ERS”
  • Anëtare e Österreichische Gesellschaft für Innere Medizin ÖGIM
  • Anëtare e Shoqatës Austriake të Pulmologjisë ÖGP
  • Anëtare e “European Association of Bronchology & Interventional Pneumology- EABIP”

Dr. Milda punon në Landesklinikum Hochegg, NÖ, Austri dhe tani do ofroj edhe konsultime online për pacientët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo në diasporë. Dr. Milda, flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Italiane, Gjermane, Angleze dhe Franceze.

Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Mildes çdo gjë për sëmundjen tuaj, ajo do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon në diagnostikimin dhe sugjeroj terapinë më të mirë për shërimin tuaj!