EMBOLIA E MUSHKËRIVE

EMBOLIA E MUSHKËRIVE

Embolia e mushkërive është bllokim i një arterie në mushkëri. Shkaku më i zakonshëm i embolisë është një tromb gjaku.
Shkaqet
Embolia e mushkërive shkaktohet nga trombi i gjakut që zhvillohet në venat jashtë mushkërive. Trombi më i zakonshëm është i venave të thella të kofshës ose pelvikut. Ky lloj trombi quhet Tromb i Venave të Thella (TVT). Pas shkëputjes nga vena, trombi udhëton dhe depozitohet në mushkëri.
Shkaqet më të rralla të embolive janë fluskat e ajrit, pikat e yndyrës, lëngu amniotik, masë parazitësh ose qelizave tumorale.
Gjasat për emboli në mushkëri janë më të mëdha nëse në familjen tuaj keni një histori të embolisë së gjakut ose çrregullime në koagulim të gjakut. Embolia në mushkëri mund të paraqitet:
Pas lindjes
Pas sulmit në zemër, operacionit në zemrës ose infarktit
Pas lëndimeve të rënda, djegieve ose frakturës së pelvikut apo kockave të kofshës
Pas operacionit tëkockave, nyjeve apo trurit
Gjatë ose pas një fluturimi të gjatë me aeroplan ose udhëtimit me makinë
Nëse keni kancer
Nëse merrni pilulat për kontrollë të lindjes ose terapi me estrogjen
Pas pushimit afatgjatë në shtrat ose pas qëndrimit të gjatë në një pozicion
Çrregullimet që mund të shkaktojnë emboli janë
Sëmundjet e sistemit imun që vështirësojnë koagulimin e gjakut
Çrregullime të trashëguara në koagulimin e gjakut. Një çrregullim i tillë është mungesa e antitrombin III.
Simptomet
Simptomet kryesore të një embolie pulmonare përfshijnë dhimbjen e gjoksit të përshkruara më poshtë:
 nën gjoks apo në njërën anë
 e mprehtë dhe therëse
 Djegie, dhimbje, ose ndjesi topitëse dhe e rëndë
 Shpesh keqësohet me frymëmarrje të thellë
 Ju mund të përkuleni ose të mbani gjoksin tuaj për të lehtësuar dhimbjen
Simptoma të tjera mund të përfshijnë:
 Marramendje, dridhje, ose lodhje
 Niveli i ulët i oksigjenit në gjak (hipoksemia)
 Frymarje e shpejtë ose gulçim
 Trahje e shpejtë e zemrës
 Ndjenja e ankthit
 Dhimbje në këmbë, skuqje, ose ënjtje
 Presion të ulët të gjakut
 Kollë e papritur, me gjak ose mukus të përgjakshëm
 Shkurtim/ndërpreje në frymëmarrjes që fillon papritmas gjatë gjumit ose gjatë shtatzënisë
 Ethet të lehta
 Lëkura e zbehtë/kaltër – më pak e zakonshme
Prognoza
Sa mirë mund të rimëkëmbet një person nga një emboli e mushkërive është vështirë të parashikohet. Shpesh ajo varet nga:
 Shkaktari i trombit në radhë të parë (për shembull, kanceri, operacioni i madh ose një lëndim)
 Madhësia e trombit në mushkëri
 Nëse trombi tretet me kalimin e kohës
Tek disa njerëz mund të zhvillohen probleme afatgjata të zemrës dhe mushkërive.
Vdekja është e mundur në njerëz me një emboli të rëndë të mushkërive.
Preventiva:
Holluesit e gjakut mund të përshkruhen për të ndihmuar parandalimin e DVT në njerëzit me rrezik të lartë, ose ata që janë duke kaluar intervenime kirurgjike me rrezik të lartë.
Nëse keni pasur një DVT, mjeku juaj do të përshkruajë qorapat elastike. Vishni ato sipas udhëzimit. Ato do të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në këmbët tuaja dhe të zvogëlojnë rrezikun për formimin e trombit.
Lëvizja e këmbëve shpesh gjatë udhëtimeve të gjata aeroplani, udhëtimeve në automjete dhe situatave të tjera në të cilat jeni ulur ose shtrirë për periudha të gjata mund të ndihmoni gjithashtu në parandalimin e DVT. Njerëzit me rrezik shumë të lartë për krijimin e trombit mund të kenë nevojë për injekcione për hollimin e gjakut të quajtur heparinë, kur fluturimi me aeroplan zgjat më shumë se 4 orë.
Mos pini duhan. Nëse pi duhan, hiqni dorë. Gratë që po marrin estrogjen duhet të ndalojnë pirjen e duhanit. Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të trombit.
chevron_right