About

Kush jemi ne?

Klinika Digjitale është një nga start-up më inovative, e zhvilluar me partnerët në SHBA. në një platformë të përparuar të kujdesit shëndetësor digjital të njohur si “Shëndeti Juaj në Duar Tuaja”. Softueri i saj unik, ofron shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më të lira për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun ose spitalin e preferuar kudo në botë.

Misioni ynë

Të shërbejmë pacientët në çdo kohë, kudo dhe për çdo sëmundje!

Vizioni ynë

Të sigurojmë qasje në shërbime shëndetësore për të gjithë!

Transformimi i sistemit shëndetësor

Transformimi digjital i sistemit shëndetësor tani është realitet. Klinika Digjitale ka zhvilluar dhe lansuar sistemin e ri digjital shëndetësor dhe atë:

1. Niveli Primar Shëndetësor – Mjeku Personal, i cili regjistron dhe hap kartelën elektronike të pacientit, përcjell gjendjen shëndetësore të pacientëve të tij dhe sipas nevojës i referon për konsultim apo trajtim të mëtejmë tek mjekët specialistë

2. Niveli Sekondar Shëndetësor – Mjekë Specialistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga Evropa dhe SHBA, të cilët trajtojnë pacientët në çdo kohë dhe për çdo sëmundje.

3. Niveli Terciar Shëndetësor – Qendrat Klinike dhe Spitalet më të njohura në botë. Ky është njëherit edhe niveli më i lartë i shërbimit shëndetësor global, tani në shërbim të pacientëve të Klinikës Digjitale.

Mesazhi nga Drejtori

“Ndërtuar me kujdes nga kufizimet e së kaluarës dhe e përkufizuar si një sistem integrues shëndetësor i së ardhmes, Klinika Digjitale, vazhdon të jetë një nga projektet më vizionare, më atraktive dhe më kohezive shëndetësore të ndërmarra ndonjëherë në këtë pjesë të botës!
Ekipi profesional i Klinikës Digjitale, teknologjia dhe përvoja e bëjnë platformën tonë digjitale ndër më të avansuarat në industrinë e telemjekësisë. Në veçanti jemi të kënaqur me bashkëpunimin me partnerë të njohur dhe udhëheqës të kujdesit shëndetësor në të gjitha kontinentet.
Ju jeni të mirëpritur të bashkoheni me ekipin tonë dhe kontriboni në evolucionin e vazhdueshëm të shëndetit digjital!”

Dr. Dardan Asllani – CEO

Bordi Këshillëdhënës

Klinika Digjitale në numra

person_pin

12k+

Mjekë në rrjetën globale
verified_user

100%

Besueshmëri
visibility

4.5M+

Vizitorë në Webfaqe

Partneriteti & Anëtarësimi