EKZAMINIMI ME PET-CT

EKZAMINIMI ME PET-CT

PET-CT është metodë imazherike që ndërthur teknikat e PET (Tomografia me Emetim të Pozitronit) dhe CT (Tomografia e Kompjuterizuar), dhe siguron informacion më gjithëpërfshirës sesa secili që mund ta sigurojë veçmas. Metoda më e avancuar në botë që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT ka shumë përparësi si për mjekët ashtu edhe për pacientët.
Imazheria digjitale e fituar nga PET-CT transferohen drejtpërdrejt në kompjuter dhe përdoret për planifikimin e terapisë rrezatuese.
PET-CT
Çfarë është PET (Tomografia me Emetim të Pozitronit)?
Qelizat kancerogjene marrin energjinë e nevojshme për t’u rritur dhe shumuar nga glukoza. Në teknologjinë PET, glukoza markohet me një substancë radioaktive dhe injektohet tek pacienti. Indet kancerogjene absorbojnë glykozën radioaktive dhe diferencohen nga indet tjera. Megjithëse PET është mjaft i besueshëm për të treguar nëse indet janë kancerogjene apo jo, pikëpyetjet mund të mbesin në lidhje me lokalizimin e tumorit, ose nëse vendi i lokalizuar me glukozë të markuar ka ind normal ose jo, sepse nuk sigurohet informacion i mjaftueshëm anatomik.
Çfarë është CT (Tomografia e kompjuterizuar)?
Imazheria me CT, është metodë që mundëson vizualizimin me hollësi të strukturës anatomike të trupit. Me CT, është e mundur të dihet vendndodhja dhe dimensionet e një tumori. Sidoqoftë, nuk është e mundur të kuptohet nëse tumori është malinj ose beninj.
Kombinimi PET dhe CT
PET-CT bazohet në kombinimin e PET i cili siguron imazhe të metabolizmit qelizor dhe CT që ofron detaje anatomike në të njëjten pajisje. Prandaj, funksioni metabolik i qelizave dhe anatomia mund të vizualizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse nga një pajisje e vetme në një seancë të vetme. Mjekët mund të kenë informacion të hollësishëm dhe përfundimtar në lidhje me gjendjen anatomike dhe metabolike të pacientit me ndihmën e imazheve 3-D. PET-CT mundëson diagnostikimin e shpejtë dhe të duhur të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës në veçanti.
Falë PET-CT që përdoret për të monitoruar përgjigjen ndaj terapisë gjatë trajtimit të kancerit, është e mundur të përcaktohen karakteristikat strukturore dhe funksionale të tumorit dhe të identifikohet me saktësi vendi i trajtimit. Në ndërkohë, PET-CT mundëson që të kursehet indi i shëndoshë që rrethon tumorin sa më shumë që të jetë e mundur. Krahasuar me metodat e tjera të planifikimit, zvogëlon efektet anësore të radioterapisë në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa mundëson shpërndarjen e rrezatimit në tumor në doza të larta.
Përveç kësaj, PET-CT është i vlefshëm në diagnostikimin e sëmundjeve të trurit, veçanërisht demencës dhe epilepsisë, dhe lehtëson diagnozën e hershme të sëmundjes Alzheimer.
Si zhvillohet procedura?
Pacientëve që do të bëjnë skanimin me PET-CT, fillimisht  u injektohet një agjent i cili absorbohet nga qelizat kancerogjene dhe mbetet i pranishëm tek ato për 45 deri në 60 minuta. Pastaj, fillon skanimi dhe pacienti mbetet në pozicion të shtrirë për 35-45 minuta.
Cilat janë përfitimet e PET-CT?
– Diagnostikimi i kancereve me shkaqe të panjohura
– Përcaktimi i saktë i shkallës/stadit dhe lokalizimi i tumorit
– Rritja e saktësisë në përcjelljen e trajtimit
– Diagnostikimi i hershëm i përkeqësimit të kancerit
Përveç sigurimit të përparësive të mëdha krahasuar me mjetet e tjera diagnostikuese, PET-CT eliminon nevojën për teste diagnostike që përfshijnë shumë rrezatim. Imazhet e marra me këtë teknologji, kohëve të fundit kanë një rëndësi kritike në diagnozën e kancerit dhe përbëjnë një pjesë të rëndësishme të procesit të vendimit për trajtim.
Për të caktuar termin, kontaktoni: [email protected] dhe +38349601109
chevron_left
chevron_right