Kartela Elektronike Mjekësore Personale

Kartela Elektronike Mjekësore Personale

Kartela Elektronike Mjekësore Personale do ju ndihmojë të kurseni para, të përmirësoni cilësinë e kujdesit shëndetësor, zvogëloni gabimet në terapi dhe vizita të panevojshme te mjeku.
Çdo vizitë te mjeku, çdo analizë laboratorike apo raport mjekësor, mund t’i shtoni në Kartelën tuaj Elektronike. Tani, nuk keni nevojë të shqetësoheni për humbjen apo ruajtjen e dokumenteve tuaja mjekësore, përkundrazi, do të keni mundësi qasjeje dhe t’i përdorni ato nga kudo në botë dhe nga çdo pajisje. Për më tepër, nuk ka nevojë të mbani një mori dokumentesh mjekësore në vizitën tuaj të ardhshme tek mjeku. Me Kartelën Elektronike Mjekësore të ofruar nga Klinika Digjitale, ju lehtë mund t’i ndani të dhënat mjekësore me mjekun tuaj të preferuar apo me mjekun specialist kudo në botë. Ajo gjithashtu do të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin në mes të mjekut tuaj familjar dhe mjekëve specialistë.
Me kartelën elektronike, dëmtimit dhe humbjes së analizave laboratorike dhe raporteve mjekësore i ka ardhur fundi! Tani dokumentacioni juaj shëndetësor, është në kartelën e juaj, përherë dhe kudo me ju!