MRI & DEMENCA

MRI & DEMENCA

Skanimet me Rezonancë magnetike kanë identifikuar një pjesë të trurit e lidhur me demencë që lejon pacientët e ndikuar të kuptojnë fjalët e shkruara por i kufizon ata prej kuptimit të fjalëve të folura, hulumtuesit raportuan në botimin e Marsit për Neurologjinë Kognitive dhe  të Sjelljes.
Sëmundja e  quajtur afazia primare progresive, prek gyrusin superior temporal. Fakti qe kjo sëmundje  rrallë neurodegjenerative është e ndërlidhur me një çrregullim klinik të gjuhës është një gjetje unike.
“Nuk ndodhë shpesh që të kemi dëmtim vetëm në një fushë” tha autorja Sandra Weintraub PhD, profesoreshë e psikiatrisë dhe neuroligjisë në Northwestern University Feinberg School of Medicine. “Fakti që pacientët kishin probleme vetëm me fjalët e dëgjuara dhe jo ato të shkruara na dërgon deri te përfundimi se kemi identifikuar një fushë të re të trurit ku informatat e dëgjuara  kthehen në imazhe të fjalëve të dëgjuara.”
Si shembull i afazisë primare progresive nëse pacientët në studim e shohin fjalën “hippopotamus” të shënuar në një fletë mund ta identifikojnë fotografinë e hipopotamit. Mirëpo, kur pacientët e dëgjojnë “hippopotamus” ata nuk do të mund të tregojnë foton e kafshës.
Të katër pacientët në studim shfaqën të njëjtat vështirësi për të kuptuar fjalët e dëgjuara, në krahasim me fjalët e dëgjuara. Ata poashtu patën vështirësi në emërtimin verbal të objekteve por jo atë të shkruar.
“Këto veçori të çregullimit gjuhësor nuk janë karakteristikë e ndonjë varianti të njohur të afazisë progresive primare” – hulumtuesit thanë.
Përmes rezonancës magnetike ata gjetën deficite të lokalizuara në gyrusin temporal superior të hemisferës së majtë të trurit, e asocuar me funksionin auditor.
Rreth 30% të rasteve me afazi primare progresive janë si rezultat i ndryshimeve molekulare në tru si pasojë e sëmundjes Alzheimer, por shkaktari më i shpeshtë është degjenerimi lobar frontotemporal.
Gjetjet janë preliminare, por Weintraub dhe kolegët shpresojnë që rezultatet do të nxitin më shumë hulumtime me pacietët me afazi primare progresive.
“Nga pikëpamja praktike, idenfitikimi i këtyre veçorive në pacientët me afazi primare progresive do të ndihmojë në gjetjen e intervenimeve terapeutike ku modalitetet e komunikimit të shkruar përdoren për të tejkaluar disa nga deficitet e komunikimit oral” ishte përfundimi të cilin ata arritën.
chevron_left
chevron_right