Qendra Digjitale për Interpretim të Imazherisë

Qendra Digjitale për Interpretim të Imazherisë

Kujdesi shëndetësorë vazhdon të përmirësohet! Pacientët shërbehen më shpejtë, paguajnë më pak, kanë qasje te mjeku dhe kartelën e tyre elektronike shëndetësore në çdo kohë dhe nga çdo pajisje! Përderisa mjekët mund të shikojnë imazheritë e pacientëve nga klinika, shtëpia ose gjatë pushimeve nëse vërtetë dëshirojnë! Qendra për Interpretim të imazherisë me CT, MRI dhe PET-CT shënon një avansim të jashtëzakonshëm dhe lehtësim enorm për pacientët dhe mjekët kudo në botë.

Qendra Digjitale për Interpretim të Imazherisë heq nevojën që pacientët të bartin imazheritë e tyre te mjeku nëpërmjet CD-ve apo filmave të Rtg, të cilat janë të ndjeshme ndaj dëmtimit dhe mund të humbin lehtë. Tani, pacientët dhe mjekët mund të bëjnë transferimin, digjitalizimin dhe ruajtjen e imazherisë së tyre me CT, MRI dhe PET-CT në kartelën elektronike apo profilin e tyre në Qendrën Digjitale. Pacientët nga shtëpia apo mjekët nga QMF, spitalet rajonale, klinikat private, qendrat diagnostike apo kompanitë e sigurimit mund të ngarkojnë imazherinë me CT, Rezonancë Magnetike dhe PET-CT. Radiologë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të bëjnë interpretimin e menjëhershëm dhe dërgojnë raportin te pacienti apo mjeku përkatës.

Qendra Digjitale për Interpretim të Imazherisë me CT, MRI dhe PET-CT mundëson edhe:
o Qasjen në imazheritë nga pacienti dhe mjeku, në çdo kohë dhe nga çdo pajisje
o Ndarjen e imazherisë edhe me mjekët specialistë kudo në botë.

Klinika Digjitale është duke luajtur rol aktiv në zhvillimin e shërbimit digjital në Evropë, dhe duke instaluar një kulturë dhe shprehi të re për përdoruesit e saj. Softueri unik e bënë platformën tonë digjitale ndër më të avansuarat në industrinë e telemjekësisë duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më të afërta dhe më të lira për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun apo spitalin e preferuar kudo në botë.

Qendra Digjitale për Interpretimin e Imazherisë me CT, Rezonancë Magnetike – MRI dhe PET CT është në shërbimin tuaj 24/7.

Ju vetëm ngarkoni – Ne Interpretojmë!