SISTEMI ENDOKRIN

SISTEMI ENDOKRIN

Sistemi juaj endokrin përfshin tetë gjëndra të mëdha në të gjithë trupin tuaj. Këto gjëndra prodhojnë hormone. Hormonet janë substanca që udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut tek indet ose organet. Hormonet punojnë ngadalë dhe prekin proceset e trupit nga koka deri te këmbët. Kjo përfshin:
• Rritjen dhe zhvillimin
• Metabolizmin – tretja, eliminimi, frymëmarrja, qarkullimi i gjakut
dhe mbajtja e temperaturës së trupit
• Funksioni seksual
• Riprodhimi
• Disponimi
Nëse nivelet e hormoneve janë shumë të larta ose tepër të ulëta, mund të keni një çrregullim të hormoneve. Sëmundjet e hormoneve ndodhin edhe në qoftë se trupi juaj nuk i përgjigjet hormoneve ashtu siç duhet. Stresi, infeksionet dhe ndryshimet në balancin e elektroliteve dhe fluideve në gjak mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve. Në Shtetet e Bashkuara, sëmundja më e shpeshtë endokrine është diabeti. Ka edhe shumë sëmundje të tjera. Ato zakonisht trajtohen duke kontrolluar sasinë e hormonit që e prodhon trupi juaj. Suplemente të hormoneve mund të ndihmojnë nëse problemi është niveli i ulët i ndonjë hormoni.
chevron_left
chevron_right