Trajnimet

MJEKU DIGJITAL – MJEKU I SË ARDHMES

Klinika Digjitale me partnerët në SHBA dhe Evropë ofron trajnimin për Mjekun Digjital!
Qëllimi ynë është të ofrojmë qasje të re dhe të instalojmë një shprehi të re për pacientët. Falë Klinikës Digjitale, Kosova është ndër vendet e para në Evropë ku shërbimi digjital shëndetësor ka filluar të implementohet. Softueri unik e bënë platformën tonë digjitale ndër më të avansuarat në industrinë e telemjekësisë dhe ofron shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më të lira, pavarësisht distancës së pacientit me mjekun apo spitalin e preferuar kudo në botë.

Ky trajnim do ju mundësoj të avansoni shërbimin tuaj, kaloni në nivelin digjital dhe të shërbeni pacientët në çdo kohë, në çdo vend dhe nga çdo pajisje.

Për trajnimin tuaj, do përkujdesen ekspertë të njohur të shëndetit digjital nga Evropa, SHBA dhe Azia. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë mjekët, stomatologët, psikologët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë.

Nga ky trajnim ju do të mësoni për:
– Zanafillën dhe Transformimin Digjital
– Aplikimin e Digjitalizimit në Shëndetësi
– Kartelën Elektronike Mjekësore
– Teknologjitë e Shëndetësisë Digjitale
– Platformat Digjitale Shëndetësore
– Tabletin dhe softuerin e instaluar për eKlinika
Në përfundim të trajnimit do përfitoni Çertifikatën e Mjekut Digjital dhe anëtarësim të plotë një-vjeçar në Klinikën Digjitale!
Trajnimi Digjital ofrohet për €1,599