ERA KUNDËRMUESE E GOJËS

ERA KUNDËRMUESE E GOJËS

Ka shumë arsye përse mund të keni erë kundërmuese. Ju mund të keni erë kundërmuese nëse ju nuk pastroni dhe shpërlani dhëmbët rregullisht. Bakteret që zhvillohen në gojën tuaj dhe në mes të dhëmbëve prodhojnë erë kundërmuese. Probleme tjera në gojën tuaj, të tilla si gingiviti, goja e thatë ose kaviteti i dhëmbëve, mund të shkaktojnë erë të keqe. Sinusiti ose problemet me hundën tuaj mund të jenë shkaktarë poashtu. Ju gjithashtu mund të keni erë kundërmuese nëse hani disa ushqime, si qepë të papërpunuara, hudhër ose lakër. Sigurisht edhe pirja e duhanit shkakton erën e keqe. Disa sëmundje dhe ilaçe mund të shkaktojnë erë kundërmuese. Duke pasur shprehi të mira dentare, si pastrimi dhe shpërlarja e rregulltë e dhëmbëve, ndihmojnë të luftohet era e  keqe. Gargare, pepermint ose çamçakëz mund të freskoj frymarrjen dhe erën e gojës. Nëse sëmundja shkakton erën e keqe, atëherë trajtimi i sëmundjes mund t’ju ndihmojë të freskoni frymarrjen dhe erën e keqe.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right