INFEKSIONET E TRAKTIT URINAR

INFEKSIONET E TRAKTIT URINAR

Sistemi urinar është sistemi i zbrazjes së trupit dhe largimin e mbeturinave dhe ujit shtesë. Ai përfshin  dy veshka, dy uretra, një fshikëz, dhe një uretër. Infeksionet e traktit urinar (UTIs) janë lloji i dytë më i zakonshëm i infeksionit në trupin e njeriut.
Ju mund të keni një infeksion urinar nëse keni:
– Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
– Ethe, lodhje ose dridhje
– Nevojë për të urinuar shpesh
– Presion në pjesën e poshtme të barkut
– Urinë me erë të keqe, me pamje të mjegulltë ose të kuqërremtë
– Dhimbje në shpinë ose në anën e poshtme të brinjëve
Njerëzit e çdo moshe ose seksi mund të sëmuren nga infeksionet urinare. Por gratë, katër herë më shumë  infektohen se burrat. Ju jeni gjithashtu në rrezik më të lartë nëse keni diabet, keni nevojë për një kateter për të zbrazur fshikëzën tuaj, ose keni lëndim të palcës kurrizore.
Nëse mendoni se keni një infeksion urinar, është e rëndësishme të shkoni tek mjeku juaj. Mjeku mund të tregojë nëse keni një UTI me testin e urinës. Trajtimi është me antibiotikë.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit, Sëmundjeve të Traktit Digjestiv dhe të Veshkës
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right