KLINIKA DIGJITALE LANSON SHËRBIMIN MË TË RI

KLINIKA DIGJITALE LANSON SHËRBIMIN MË TË RI

e-Health Tourism – shërbim shëndetësor për turistët e Ballkanit Perëndimor.

Sëmundja e papritur në një vend të huaj dhe gjatë pushimit është një nga problemet më serioze që ju mund të ballafaqoheni. Jeni në një vend të panjohur dhe shpesh nuk flisni gjuhën e vendasve. Kjo çështje është edhe më e rëndësishme tani për shkak të COVID-19. Për të lehtësuar qasjen te mjeku, Klinika Digjitale përkrahur nga Regional Cooperation Council dhe Bashkimi Evropian ka lansuar shërbimin më të ri: e-Health Tourism.
Ky shërbim do të minimizojë shqetësimin dhe stresin për turistët, duke siguruar qasje të shpejtë dhe të lehtë në shërbimet shëndetësore edhe gjatë pushimeve. e-Health Tourism është koncept i ri i cili për herë të parë ofrohet në Evropë dhe atë nga Klinika Digjitale duke ju ofruar komoditet turistëve në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky shërbim shëndetësor ju ofrohet turistëve në gjuhën Angleze dhe në gjuhët e vendeve të regjionit.
Për më tepër e-Health Tourism do të ndihmojë dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor gjatë pushimeve të tyre jashtë vendit duke lehtësuar qasjen në shërbimet shëndetësore dhe duke mundësuar që ju të vazhdoni të shijoni pushimin tuaj.
Stafi anglisht folës do të punojë gjatë gjithë kohës për të garantuar ndihmë të shpejtë dhe efektive për nevojat mjekësore të turistëve. Ky koncept i ri i kujdesit shëndetësor, duke ofruar biseda private dhe të sigurta, konsulta audio dhe video, lidh ekspertët e shëndetit me turistët shpejt dhe me një kosto të ulët.
Tani turistët e Ballkanit Perëndimor kanë një adresë të re ku mund të konsultohen me mjekun në çdo kohë dhe për çdo sëmundje.
Për të shfrytëzuar shërbimin e-Health Tourism, klikoni linkun: https://www.klinikadigjitale.net/e-health-tourism/