Kontrolluesi i Reaksionit te Barnave

Kontrolluesi i Reaksionit (Ndërveprimit) të Barnave

Ky shërbim ofrohet vetëm për anëtarët e Klinikës Digjitale!
Klinika Digjitale mundëson kontrollimin se si dy apo më shumë barna që përdoren nga pacienti ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Shumicën e kohës, barnat e bëjnë jetën tonë më të mirë. Ato zvogëlojnë dhimbjet dhe shqetësimet, luftojnë infeksionet dhe probleme të tjera siç janë tensioni i lartë i gjakut ose diabeti. Por, marrja e tepërt e barnave mund të jetë e dëmshme, derisa ndërveprimi i tyre mund edhe të rrezikojë shëndetin, shkaktojë reaksione të padëshiruara, në disa raste edhe fatale për jetën tuaj.

Kontrolluesi i Reaksionit (Ndërveprimit) në mes të Barnave përmirëson trajtimin, ndihmon marrjen e vendimit klinik për mjekim dhe zvogëlon dëmtimin dhe rrezikimin e shëndetit tuaj.

Klinika Digjitale tani ju mundëson kontrollimin e ndërveprimit në mes të barnave para përdorimit apo gjatë marrjes së tyre. Konsumimi i tepërt dhe i panevojshëm i barnave mund të dëmtojë shëndetin. Përdorimi i dy apo më shumë barnave mund të zvogëlojë apo shtojë veprimin e tyre në organizmin tuaj. Ndërveprimi i barnave mund të dëmtojë shëndetin apo në disa raste të rrezikojë edhe jetën. Disa barna për sëmundje të zemrës, mund të dëmtojnë funksionimin normal të veshkëve. Disa barna tjera ndikojnë në koagulimin e gjakut dhe shkaktojnë gjakderdhje në organizmin tuaj!

Për të eliminuar pasojat dhe rrezikun nga ndërveprimi i barnave, shërbimi më i ri në Klinikën Digjitale, ju mundëson kontrollimin e ndërveprimit të mbi 3.5 milion barnave të prodhuesve të ndryshëm nga mbarë bota.

Para konsumimit të barnave, tregoni Mjekut Personal në Klinikën Digjitale, emrin gjenerik të barnave, prodhuesin apo përbërësit e tyre. Ai do kontrolloj ndërveprimet e barnave tuaja dhe do ju udhëzoj se a duhet t’i përdorni apo t’i shmangni ato.

Pacientë të dashur, mos rrezikoni, ju keni vetëm një jetë. Andaj, kur merrni një recetë të re apo barna pa recetë, mos hezitoni, kontaktoni Mjekun Personal në Klinikën Digjitale dhe sigurohuni se barnat të cilat do t’i përdorni do ndihmojnë shërimin tuaj dhe nuk do të dëmtojnë shëndetin tuaj.
Footer Design