LËNDIMET DHE ÇRREGULLIMET E GJURIT

LËNDIMET DHE ÇRREGULLIMET E GJURIT

Nyja e gjurit përbëhet nga kocka, kërci, ligament dhe lëngu. Muskujt dhe tendinet ndihmojnë lëvizjen e nyjeve të gjurit. Kur ndonjë nga këto struktura është lënduar ose sëmurë, atëherë ju keni probleme në gjunjë. Problemet në gjunjë mund të shkaktojnë dhimbje dhe vështirësi në ecje.
Problemet në gjunjë janë shumë të zakonshme, ato ndodhin në njerëz të të gjitha moshave. Problemet në gjunjë mund të ndërlidhen me shumë gjëra, gjatë aktivitetit sportiv, apo thjesht gjatë ngritjes nga karriga apo gjatë ecjes. Problemet me gjunjë mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj.
Sëmundja më e zakonshme e gjurit është osteoartriti. Kërci në gjunjë tretet gradualisht, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje (edemë).
Lëndimi i ligamenteve dhe tendineve gjithashtu shkaktojnë probleme në gjunjë. Dëmtimi i ligamentit kryqëzuar anësor (ACL) është më i zakonshëm. Ju zakonisht e lëndoni ACL-në tuaj me një përdredhje të papritur të gjurit. ACL dhe lëndimet e tjera të gjurit janë lëndime të zakonshme sportive.
Trajtimi i problemeve të gjurit varet nga shkaku. Në disa raste mjeku juaj mund të rekomandojë edhe zëvendësimin e gjurit.
NIH: Instituti Kombëtar i Artritit,  Sëmundjeve Osteomuskulare dhe Lëkurës.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right