LLOJET E MASKAVE TË FYTYRËS

LLOJET E MASKAVE TË FYTYRËS

Cilat janë tre llojet kryesore të maskave të fytyrës?
Maskat ​​në përdorim për parandalimin e COVID-19, zakonisht janë tre lloje:
– Maskë fytyre nga tekstili
– Maskë kirurgjike
– Respirator N95
Le t’i shqyrtojmë secilën prej tyre në detaje pak më poshtë:
Maska e tekstilit
Për të parandaluar transmetimin e virusit nga njerëzit pa simptoma, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që të gjithë njerëzit pa përjashtim të bartin maska tesktili ​​për fytyrë, të punuara edhe në shtëpi.
Ky rekomandim vlen kur ndodheni në vende publike dhe ku është vështirë të ruani një distancë prej 2 metrash nga të tjerët. Ky rekomandim, përveç distancës fizike të obligueshme vlen edhe për mbajtjen e duhur të higjienës.
SHËNIM: Lani maskat e tekstilit pas çdo përdorimi. Kur i hiqni, kini kujdes që të mos prekni sytë, hundën dhe gojën. Lani duart menjëherë pasi të keni hequr.
Përfitimet e maskave të tekstilit
Maska e tekstilit mund të bëhen në shtëpi nga materiale të zakonshme, kështu që ka furnizim të pakufizuar.
Ato mund të ulin rrezikun e njerëzve pa simptoma që transmetojnë virusin përmes të folurit, kollitjes ose teshtitjes.
Ato janë më mirë sesa të mos përdorim maskë dhe ofrojnë mbrojtje, veçanërisht kur distanca fizike është e vështirë të mirëmbahet.
Rreziqet e maskave të tekstili
Ato mund të japin një ndjenjë të rreme të sigurisë. Derisa maskat e tekstilit janë poashtu në përdorim, ato ofrojnë shumë më pak mbrojtje sesa maskat ​​kirurgjikale ose respiratorët N95. Një studim i vitit 2008 tregoi se maskat e tekstilit mund të jenë për gjysmë më pak efektive sesa maskat kirurgjikale dhe deri 50 herë më pak efektive sesa respiratorët N95.
Ato nuk i zëvendësojnë ose zvogëlojnë nevojën për masa të tjera mbrojtëse. Higjiena e duhur dhe distanca fizike mbesin metodat më të mira për të mbajtur veten të sigurt.
Maska kirurgjike
Maskat kirurgjike janë maska për një-përdorim, të përshtatshme për fytyrë që mbulojnë hundën, gojën dhe mjekrrën. Ato zakonisht përdoren për:
– Të mbrojtur personin me maskë nga spërkatjet, spërklat dhe pikat e mëdha
– Parandalojnë transmetimin e sekreteve potenciale infektive të frymëmarrjes nga individi me maskë tek të tjerët
– Maska kirurgjikale mund të ndryshojnë në dizajn, por vetë maska është shpesh e sheshtë dhe drejtkëndëshe në formë dhe me palosje. Pjesa e sipërme e maskës përmban një shirit metalik që mund t’i përshtatet hundës suaj.
– Shiritat elastike ose të gjatë, të drejtë ndihmojnë në mbajtjen e një maskë kirurgjikale derisa e keni të vendosur. Këto mund të lakohen pas veshëve ose të lidhen pas kokës.

 

Respiratorët N95
Respiratori N95 është maskë më e ngushtë për fytyrën. Përveç spërkatjeve, spërklave dhe pikave të mëdha, ky respirator mund të filtrojë edhe 95 përqind të grimcave shumë të vogla. Kjo përfshin viruse dhe baktere.
Respiratori në vetvete është zakonisht rrethor ose oval në formë dhe është krijuar për të formuar një ngjitje të ngushtë në fytyrën tuaj. Shiritat elastik ndihmojnë ta mbani ta ngjitur fortë për fytyrën tuaj.
Disa lloje mund të kenë një shtojcë të quajtur valvulë për frymënxjerrje, e cila mund të ndihmojë frymëmarrjen dhe parandalojë krijimin e nxehtësisë dhe lagështisë.
Respiratorët N95 nuk janë të gjithë me një madhësi të përshtatshme. Ata duhet të testohen para përdorimit për të siguruar që është bërë ngjitja/fiksimi i duhur. Nëse maska nuk fiksohet në mënyrë efektive në fytyrën tuaj, ju nuk do të merrni mbrojtjen e duhur.
Pasi të janë testuar, përdoruesit e respiratorëve N95 duhet të sigurohen se ngjitja/fiksimi i maskës është adekuat sa herë që vendoset.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se një ngjitje/fiksim adekuat nuk mund të arrihet tek disa njerëz, në veçanti tek fëmijët dhe njerëzit me mjekërr.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/