Prof. Assoc. Dr. Merita Xhetani

Prof. Assoc. Dr. Merita Vila Xhetani

Këshilltare Gjenetike

Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Prof. Assoc. Dr. Merita Vila Xhetani, shkencëtaren e njohur gjenetike,
Prof. Merita është këshilltare gjenetike, ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe ka vazhduar studimet master dhe në vitin 2008 ka mbrojtur tezen: “Struktura gjenetike e popullatës Shqiptare nëpërmjet analizës së ADN-së me 15 markerë STR”. Në vitin 2013 mbron tezen e doktoraturës: “Identifikimi i pranisë së gjeneve RHD dhe RHCE në një grup donatorësh gjaku Rh-negativ të popullatës shqiptare dhe gjenotipizimi prenatal i fetuseve tek nënat Rhezus negative”. Prof. Merita ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe specializime në Shqipëri, Francë, Turqi dhe Spanjë.
Ajo është përfituese e Bursës Fulbright dhe nga Shtatori 2019 deri në Shkurt 2020 ka përfunduar studimet e Post Doktoraturës dhe ka bërë punë kërkimore në fushën e Gjenetikës molekulare pranë Institutit Kërkimor Lindsley F. Kimball (LFKRI), New York Blood Center, NY, USA.
Prof. Merita ka qenë pjesmarrëse, përfaqësuese dhe koordinatore e shumë projekteve kërkimore shkencore dhe gjenetike në Evropën Juglindore, Francë dhe Austri etj.
Ajo është autore e tekstit universitar “Bazat e Radiobiologjisë”, Botuar në vitin 2010, autore e programit dhe ciklit të leksioneve të lëndës “Gjenetika Humane” për studentët e masterit shkencor në Biologji molekulare dhe autore e programit dhe ciklit të leksioneve të lëndës “Gjenomika” për studentët e masterit shkencor në teknikë laboratori, Universiteti i Mjekësisë Tiranë.
Prof. Merita është pjesëmarrëse në më shumë se 25 konferenca dhe ngjarje shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo poashtu ka botuar më se 15 artikuj në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Angleze, Frënge dhe Italiane!
Prof. Merita është anëtare e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane, Shoqatës Ndërkombetare për Transfuzion të Gjakut dhe anëtare në shumë organizata tjera ndërkombëtare.
Në terminin e rezervuar vetëm për ju, konsultohu me Prof. Meritën për problemet tuaja gjenetike! Ajo do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmojë të kuptoni gjasat për të trashëguar apo bartur një sëmundje gjenetike tek fëmijët tuaj. Ajo do ju udhëzoj rreth vendimmarrjes suaj në lidhje me testimin gjenetik, planifikimin e familjes ose riskun/probabilitetin për një sëmundje gjenetike.