PLANIFIKIMI I USHQIMIT TEK FËMIJËT ME DIABET TIP 2

PLANIFIKIMI I USHQIMIT TEK FËMIJËT ME DIABET TIP 2

Gjatë planifikimi të ushqimit duhet konsideruar sasinë e nevojshme të kalorive për rritjen e fëmiut. Në përgjithësi, tri shujta të vogla dhe tre “snacks” në ditë mjaftojnë të plotësojnë nevojat për kalori. Shumë fëmijë me Diabet Tip 2 kanë mbipeshë. Qëllim duhet të jetë arritja dhe mbajtja e peshës së mirë duke ngrënë ushqim të shëndoshë dhe duke u marrë me aktivitete fizike (60 minuta çdo ditë). Konsultoni një dietolog të licencuar për të hartuar një plan ushqimi për fëmijën tuaj. Dietologu i licencuar është ekspert për ushqim dhe mënyren e të ushqyerit. Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë fëmijën tuaj të vazhdojë rrugën e duhur:
– Asnjë ushqim nuk përjashtohet. Duke ditur se si ushqimet e ndryshme ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak tek fëmiu juaj, ju ndihmon ju dhe fëmijën tuaj të mbajë sheqerin në kufijtë normal.
– Ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë sa ushqim i nevojitet për jetë të shëndoshë. Kjo quhet kontrolli i porcionit (ushqimit).
– Mësoni familjen të kalojnë gradualisht nga pijet e gazuara dhe pije të tjera me sheqer, siç janë pijet sportive dhe lëngjet, në ujë të pastër ose në qumësht me yndyrë të ulët.
chevron_left
chevron_right