Prof. Dr. Sci. Ilirijana Haxhibeqiri – Karabdić

Prof. Dr. Sci. Ilirijana Haxhibeqiri – Karabdić

Kardiokirurge
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Prof. Dr. Sci. Ilirijana Haxhibeqiri – Karabdić Kardiokirurgen e njohur nga Sarajeva.
Dr. Ilirijana jeton dhe punon në Sarajevë. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë, derisa praktikën mjekësore e ka përfunduar në John Radcliffe Hospital në Oxford. Specializimin nga kardiokirurgjia e ka përfunduar në vitin 2004 në Berlin dhe Sarajevë. Studimet master ajo i përfundoj në vitin 2008, studimet e doktoraturës i përfundoj në vitin 2014 dhe mori titullin Profesor i Asociuar derisa në vitin 2018 ajo mori titullin Profesor Universiteti.
Dr. Ilirijana ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe seminare profesionale ndërkombëtare në Zvicër, Spanjë, Suedi, Sloveni, Angli, Gjermani dhe SHBA. Ajo është autore e punimeve shkencore të publikuara në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe ndërkombëtarisht.
Dr. Ilirijana është dëshmuar si udhëheqëse e dalluar duke shërbyer në pozita të ndryshme menaxheriale dhe poashtu si Kryetare e Komitetit Etik në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë.
Ajo është profesoreshë e kardiokirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, dhe poashtu mentor dhe bashk-mentor për specializime dhe subspecializime në Ministrinë Federale të Shëndetësisë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Dr. Ilirijana qysh në vitin 2004 ka qenë anëtare e ekipit për transplantim të zemrës, EUROTRANSPLANT- Berlin. Anëtare e Shoqatës së Kardiokirurgëve Evropian dhe shoqatave të ndryshme ndërkombëtare.
Dr. Ilirijana është autore e librit “Praktikumi për Kirurgjinë Ambulantore” dhe bashkëpunëtore në librin “Mjekësia Urgjente” të Prof. Haris Vranić.
Ajo flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Boshnjake dhe Angleze.
Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Ilirijanës çdo gjë për sëmundjen tuaj, ajo do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon në diagnostikimin dhe sugjeroj trajtimin më të mirë kardiak për shërimin tuaj!
Shpejtë, Thjeshtë dhe Sigurt!