Dr. Remzi Gashi

Dr. Remzi Gashi

Kirurg

Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Dr. Remzi Gashi, specialistin e Kirurgjisë Abdominale. Dr. Remziu është Kryemjek në Klinikën për Kirurgji të Përgjithshme dhe Abdominale në St. Georgklinikum në qytetin Eisenach të Gjermanisë. Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Remziut çdo gjë për sëmundjen tuaj, ai do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon në diagnostifikimin dhe sygjeroj trajtimin më të mirë për shërimin tuaj!
Dr. Remziu poashtu është i specializuar në kirurgjinë minimale invasive, kirurgjinë endoskopike dhe së fundi edhe në Kirurgjinë Robotike duke përdorur sistemin DaVinci XI dhe merret me trajtimin kirurgjik të sëmundjeve si vijon:
– Apendiciti akut
– Hernitë (Bruch/Qarjet): hernia inguinalie, umbilikale dhe hernitë incizionale
– Hernia e diafragmës (hernia hiatale – fundoplication)
– Tumoret e ezofagut, të lukthit, të zorrëve, duke përfshirë edhe zorrën e trashë
– Sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve (Morbus Crohn dhe Colitis Ulcerosa)
– Komplikimet e ulcerës së lukthit dhe duodenumit
– Sëmundjet e pankreasit me theks të veçantë tumoret (Karcinoma)
– Tumoret primare dhe metastazat e mëlçisë
– Sëmundjet e Cholecistës (Idhëzës) dhe Rrugëve biliare
– Sëmundjet Proktologjike (Hemorrhoidet, Fissura, Fistula)
Të gjitha me Metodën minimale invasive (prerje minimale 1cm) – Laparoskopi ose Robotik.

Mjeku kur nuk ka qenë më afër, tani prej Gjermanisë drejtë e në shtëpinë tuaj!