Rainela Xhemollari

Rainela Xhemollari

Psikoterapiste

Çmimi: £79 GBP
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Rainela Xhemollari, Psikoterapisten e njohur nga Londra.
Rainela ka përfunduar studimet për Terapi Familjare dhe Sistemike në Universitetin e Bristolit në vitin 2010 dhe është avansuar duke diplomuar në Institutin për Terapi Familjare në Londër si Mbikëqyrës Sistemik në vitin 2018.
Rainela ka marrë pjesë në trajnime profesionale psikoterapeutike dhe përvoja e saj përfshin të gjitha shërbimet e shëndetit mendor – për fëmijë dhe të rritur – shërbime sociale dhe sektorin vullnetar.
Ajo ka punuar me gamën e plotë të prezantimeve të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, duke ofruar vlerësime gjithëpërfshirëse dhe ndërhyrje terapeutike.
Rainela ka qenë mbikëqyrëse klinike në shërbimet e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, shërbimet e shëndetit mendor të të rriturve dhe shërbimet e fëmijëve, duke mbikëqyrur profesionistë të disiplinave të ndryshme, d.m.th. shërbime të synuara.
Ajo flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Angleze, Greke, dhe njohuri te avancuar të gjuhës Italiane dhe Spanjolle.
Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Rainelës, nëse keni vështirësi që lidhen me ankthin, depresionin, çrregullime të ushqimit, probleme në çift, vështirësi në lidhjet tuaja, psikoza ose nëse keni pikëpyetje e shqetësime mbi zhvillimin apo sjelljen e fëmijës suaj.
Ajo do ju dëgjon me kujdes dhe do ju sugjeroj trajtimin më të mirë për shërimin tuaj!

sqAlbanian