SËMUNDJA ADDISON
Gjëndrat mbiveshkore gjinden pak mbi veshkat tuaja. Shtresa e jashtme e gjëndrës mbiveshkore prodhon hormone që ndihmojnë trupin tuaj t’i përgjigjet stresit dhe rregullojnë tensionin e gjakut dhe ekuilibrin e ujit dhe kripës. Sëmundja Addison paraqitet nëse gjëndrat mbiveshkore nuk prodhojnë sa duhet këto hormone.
Një problem me sistemin tuaj imunitar zakonisht shkakton sëmundjen Addison. Sistemi imunitar sulmon indet tuaja, duke dëmtuar gjëndrat mbiveshkore. Shkaqe të tjera të sëmundjes Addison përfshijnë edhe infeksionet dhe kancerin. Simptomat përfshijnë
– Humbje peshe
– Dobësi muskulore
– Lodhje që përkeqësohet me kalimin e kohës
– Tensioni i ulët i gjakut
– Lëkurë e butë ose e errët
Testet laboratorike mund të konfirmojnë që keni sëmundjen Addison. Nëse nuk mjekoheni, sëmundja mund të jetë fatale dhe ju nevojitet të merrni pilula hormonale për pjesën tjetër të jetës tuaj. Nëse keni sëmundjen Addison, duhet të posedoni edhe një ID të urgjencës ku ceket se keni sëmundjen Adison, listën e ilaçeve tuaja dhe të ceket se ju keni nevojë për trajtim urgjernt.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve Tretëse dhe Veshkave