SËMUNDJA E WILSONIT

SËMUNDJA E WILSONIT

Sëmundja e Wilsonit është një çrregullim i rrallë i trashëguar që pengon eliminimin e bakrit shtesë nga trupi juaj. Për të mbetur të shëndoshë, ju keni nevojë të merrni me ushqim vetëm një sasi të vogël të bakrit. Sasia e tepërt e bakrit është helmuese.
Normalisht, mëlçia juaj liron sasin e tepërt të bakrit në bilë, një lëng digjestiv. Me sëmundjen Wilson, bakri grumbullohet në mëlçi, dhe lëshon bakrin direkt në qarkullimin e gjakut. Kjo mund të shkaktojë dëme në tru, në veshka dhe në sy.
Sëmundja Wilson është e pranishme në lindje, por simptomat zakonisht fillojnë në mes të moshës 5 dhe 35 vjeç. Fillimisht sulmon mëlçinë, sistemin qendror nervor ose të dyja. Shenja më karakteristike është një unazë ngjyrë kafe e ndryshkur rreth kornesë së syrit. Ekzaminimi mjekësor dhe analizat laboratorike mund ta diagnostikojnë atë.
Trajtimi bëhet me ilaçe për të larguar bakrin shtesë nga trupi juaj. Ju duhet të merrni ilaçe dhe ndiqni një dietë me sasi të ulët të bakrit gjatë tërë jetës tuaj. Mos hani molluska deti ose mëlçi, pasi këto ushqime mund të përmbajnë nivele të larta bakri. Në fillim të trajtimit, ju duhet të shmangni edhe çokollatën, kërpudhat dhe arra. Kontrolloni sasinë e bakrit në ujin e pijshëm dhe mos përdorni multivitamin të cilat përmbajnë bakër.
Me zbulimin e hershëm dhe trajtimin e duhur, ju mund të gëzoni shëndet të mirë.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit, Sëmundjeve të Traktit Digjestiv dhe të Veshkave
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right