TUMORËT E KOKËS DHE QAFËS

TUMORËT E KOKËS DHE QAFËS

Tumorët e Kokës dhe Qafës përfshin tumorët e e gojës, hundës, sinuseve, gjëndrave të pështymës, fytit dhe nyjeve limfatike të qafës. Shumica fillojnë në indet e buta që e lidhin gojën, hundën dhe fytin. Simptomet përfshijnë:
– Një gjëndër ose ulqerë që nuk shërohet
– Një plagë e cila nuk shërohet
– Probleme në gëlltitje
– Një ndryshim ose trashje të zërit
Tumorët e kokës dhe qafës janë dy herë më të zakonshëm tek meshkujt. Përdorimi i duhanit ose i alkoolit rrit rrezikun. Në fakt, rreth 75 për qind të tumorëve të kokës dhe qafës janë të lidhura me përdorimin e duhanit, duke përfshirë pirjen e duhanit elektronik, pa tym. Infeksioni me HPV është një faktor rreziku për disa tumore të kokës dhe qafës.
Për të diagnostikuar tumorin e kokës dhe qafës, mjeku do ju bëjë një kontrollë mjekësore dhe analiza diagnostike. Ju do ju merret edhe biopsia nga indet për ekzaminim me mikroskop. Kjo është e vetmja analizë që mund të tregojë me siguri nëse keni tumor.
Nëse zbulohet herët, këto tumore shpesh janë të shërueshme. Trajtimi mund të përfshijnë kirurgjin, terapi rrezatimi, kimioterapi, ose një trajtim i kombinuar. Trajtimi mund të ndikojë në të folurit, marrjen e ushqimit madje edhe në frymëmarrje, kështu që pacientët mund të kenë nevojë për rehabilitim.
NIH: Instituti Kombëtar i Kancerit
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right